Nis kthimi në Itali, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës
Ditët e pasfestave kanë shënuar një fluks të lehtë në portin e Vlorës. Emigrantët shqiptarë që kaluan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri tashmë kanë filluar të lënë vendlindjen dhe të largohen drejtë shtetit italian sidomos, aty ku punojnë e jetojnë. 2 tragetet e linjës me Italinë, kryesisht me Brindizin janë larguar sot në mëngjes të mbushura me shumë pasagjerë dhe automjetet e tyre përkatëse, ndërsa autoritetet portuale kanë bërë të ditur se sot janë larguar rreth 900 udhëtarë dhe rreth 200 makina. Policia kufitare ka punuar sot me 9 sportele, 5 për pasagjerët dhe 4 për automjetet, një prej të cilëve shërbeu edhe për autobuzët e linjave interurbane dhe kamionët të cilët furnizohen me ushqime në Itali. Burimet nga porti i Vlorës kanë treguar se kontrolli doganor nuk ndeshi probleme me pasagjer që mund të kishin mungesë ne dokumentacion, e po ashtu kotrollet beheshin fizikisht pasi skaneri i bagazheve nuk punon prej shumë kohësh. Automjetet dhe bagazhet u kontrolluan me qenë antidrogë për të parandaluar ndonjë infiltrim të mundshëm të lëndëve narkotike drejt Italisë, ndërkohë që sot puna ka nisur normalisht jo vetëm për portin e Vlorës, por edhe e gjithë administrata shtetërore dhe bizneset e ndryshme. Ne 3 pikat doganore si ajo e Vlorës, Sarandës dhe Qafe Botës ku sipas drejtorisë së policisë së qarkut janë marrë masat për përballimin me sukses të personave të cilët largohen nga Shqipëria , drejt vendeve fqinje sidomos. Një problem tjetër i veçantë mbeten agjensitë e udhëtimit të cilat nuk kanë një mirëorganizim të punës duke bërë që të ibarkojnë njëherësh nëpër tragetet e gjitha ata persona të cilët kërkojnë të dalin nga Shqipëria nëpërmjet portit të Vlorës. Nga ana tjetër, kjo situatë tejmbush tragetet me pasagjerë dhe automjete duke e bërë gjendjen aspak komode për lundrim.