E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, radhë të gjata emigrantësh, pala greke shërbim të reduktuar

KAPSHTICË- Rikthehen radhët e gjata të emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës.

Qindra emigrantë po presin në kufi, ndërkohë pala greke punon vetëm me sportele të reduktuara një në hyrje dhe në dalje.

Shkak për këtë situatë sipas autoriteteve kufitare shqiptare bëhet edhe fluksi i lartë i emigrantëve në dalje. E njëjta situata paraqitet dhe ne kufirin grek.

Autoritet shqiptare kanë kërkuar zgjidhje të problematikës të ripërsëritur sidomos në periudhën e pushimeve veriore apo të festave, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigjie nga homologët e tyre grek.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›