E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re, legalizohen martesat e gjinisë së njejtë

Disa çifte të gjinisë së njejtë janë tubuar në Zelandën e Re, pasi ky vend bëhet shteti i parë në rajonin Paqësor – Azi, që i legalizon martesat e personave me gjini të njejtë.

Nesër, Zelanda e Re bëhet vendi i 14 në botë që e mbështetë barazinë martesore. Afro 30 çifteve lokale u janë garantuar liçencat e martesës, në përgatitje për ceremoninë e kurorëzimit ditën e Hënë.

Afro 100 çifte nga Australia fqinje kanë shprehur dëshirë për të udhëtuar në Zelandën e Re për martesë, megjithqë martesa nuk konsiderohet legale në vendin e tyre.

Interes kanë shprehur edhe çifte nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Singapori. Katolikët romanë në Zelandën e Re i kanë kundërshtuar martesën e personave me gjini të njejtë, derisa komuniteti protestant është i ndarë.

Kisha Anglikane ka kërkuar që priftërinjë e saj, tash për tash, të mos bëjnë martesa të njerëzve me gjini të njejtë. 
(e.m/evropa e lirë/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›