E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, mungon Gazment Bardhi dhe 15 deputetët e tij

Grupimi politik i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar. Kuvendi Kombëtar parashikohet të votëbesojë kryetarin e grupimit politik të drejtuar nga Sali Berisha në Partinë Demokratike.

Pjesë e rendit të ditës së këtij Kuvendi janë edhe  zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike ndërsa parashikohet miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Ndërkaq Gazment Bardhi dhe 5 deputetët që e mbështesin atë nuk marrin pjesë në këtë Kuvend edhe pse Bardhi u rikthye në mbështetje të Berishës pas përplasjeve me Lulzim Bashën.

Ish-kryeministri Berisha vjen në këtë Kuvend Kombëtar pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit teksa garonte në koalicion me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta nën emërtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe pas procesit të hapur që ka me drejtësinë mbi dyshimet për afera korruptive në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›