Karamanlis: "Demokracia e Re" do të fitojë zgjedhjet

Kryeministri grek Karamanlis është shprehur i sigurtë se partia e tij Demokracia e Re do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot në Greqi. Duke hedhur votën e tij, Karamanlis u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime në mënyrë që me votën e tyre ti japin fund krizës ekonomike në vend. "Përmes politikave të vështira garantojmë rimëkëmbjen e ekonomisë duke filluar nga 2011," tha ai. 'Kam besim të plotë në maturinë e shoqërisë greke në momentin kur do të hedhin votën ku do të vendoset e ardhmja e fëmijëve tanë. Fitorja është në duart tona, është shprehur Karamanlis.