E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Një delegacion i BDI-së vizitë zyrtare në Turqi

Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim, i kryesuar nga zëvedëskryeministri Abdilaqim Ademi ka marrë pjesë dje në Kongresin e tretë të partisë AK të kryeministrit dhe liderit të kësaj partie, Rexhep Taip Erdogan.
Në kuadrin e vizitës në Ankara, ku ka marrë pjesë në punimet e Kongresit, zëvendëskryeministri Ademi dhe ministri i Ambjentit, Nexhati Jakupi janë takuar edhe me kryeministrin e Republikës së Turqisë dhe në të njëjtën kohë lider i partisë AK, Rexhep Taip Erdogan, me zëvendëskryeministrat Bulent Arënç, Xhemil Çiçek, Egemen Bagësh, me ministrin e Jashtëm, Ahmet Dautogllu, deputetin e AK-së në Parlamentin Evropian, Mevlud Çaushogllu, si dhe me zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Gjithashtu delegacioni i BDI-së është takuar edhe me shumë përfaqësues të partive simotra nga vende të ndryshme të Evropës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›