E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet prej 6.1 ballësh trondit Indonezinë

Një tërmet me fuqi 6,1 ballë ra sot në Papuazinë Perëndimore, në lindje të Indonezisë, rreth 3 500 kilometra nga zona e tërmetit të së mërkurës, në ishullin Sumatra, njoftuan disa sizmologë. Tërmeti ra në orën 10:36 (03:36 GMT) në thellësinë 56 kilometra, 123 kilometra në veriperëndim të kryeqendrës së Papuazisë Perëndimore, Manokwari, shtoi Agjencia kombëtare e gjeofizikës. "Nuk jemi informuar për të plagosur ose të vdekur tani për tani. Tërmeti në Papuazi nuk ka të bëjë aspak me atë të Sumatrës", i deklaroi AFP-së Suharjono, zyrtar i agjencisë.
Rreth 4 000 persona konsiderohen të zhdukur që prej tërmetit të së mërkurës në ishullin Sumatra (në perëndim), me fuqi 7,6 ballë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›