Karamanlis: Nuk do bëj koalicion me askënd
"Teorikisht është e mundur një koalicion me PASOK-un, por në praktikë ajo nuk do të ndodhë, për shkak të koncepteve të ndryshme të dy partive,''- theksoi Karamanlis në një intervistë për televizionin grek, MEGA.
Ai hodhi poshtë si spekulimet që u paraqitën në disa media se ''Demokracia e Re'' nuk e përjashton mundësinë për formimin e qeverisë së koalicionit me Bashkimin Nacionalist Ortodoks Popullor (LAOS).
Duke pranuar se ai dhe qeveria e tij kanë bërë gabime, Karamanlis theksoi se gjatë viteve të kaluara ka kuptuar se Greqisë i nevojiten masa të rrepta, të cilat shpreson se do të pranohen nga qytetarët.
Ai theksoi se do të japë dorëheqjen nga funksioni si lider i ''Demokracisë së Re'' nëse partia humb në zgjedhjet e ardhshme.