Burgim i përjetshëm për ish-presidentin tajvanez
Ish-presidenti u shpall fajtor për shpërdorim fondesh, pastrim patash, falsifikim shkrimi dhe marrje ryshfetesh. "Chen shfrytëzonte prerogativat e tij për të dëmtuar kombin. Prandaj drejtësia e dënoi me burgim të përjetshëm", deklaroi Huang Chun-ming, zëdhënës i gjykatës së Tajpeit.
Chen, 58 vjeç, i zgjedhur në vitin 2000 e më pas i rizgjedhur në 2004-n u largua nga skena politike i dobësuar nga skandalet për korrupsion të përsëritura në rrethin e tij të ngushtë. Ai e humbi imunitetin pasi u largua nga detyra në 2008-n dhe u vu në burgim të përkohshëm më 12 nëntor.
Ndërkohë me burgim të përjetshëm u dënua edhe gruaja e tij, Wu Shu-chen, ndërsa, djali i çiftit Chen, Chen Chih-chung, u dënua me dy vjet për pastrim parash.