Irlandë, rishfaqet kundërshtari i Traktatit të Lisbonës
Ganley deklaron vetëm tre javë para referendumit se do të jetë aktiv në një fushatë kundër dokumentit të rëndësishëm evropian, pasi dështoi në sigurimin e një vendi në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e qershorit. Ai dha sot një intervistë për të përditshmen "Wall Street Journal", ku i bëri thirrje Irlandës të mos e aprovojë traktatin.
Spekulimet për angazhimin e Ganleyt sërish në debatin lidhur me Traktatit të Lisbonës vijnë pak kohë pas publikimit të një sondazhi, që tregonte rënien e mbështetjes për traktatin, duke vënë në rrezik ambiciet e BE-së për një ndikim më të madh global dhe vetë stabilitetin e qeverisë irlandeze.
Ridalja e tij në skenë është një sfidë më tepër për qeverinë irlandeze për të aprovuar Traktatin reformues të Lisbonës.