Sllovenia dhe Kroacia arrijnë marrëveshjen për kufirin
Qëndrimi i Lubjanës zyrtare vjen pas arritjes së marrëveshjes mes dy kryeministrave për çështjen e kufirit, problem që ka mbajtur pezull marrëdhëniet e dy ish-shteteve Jugosllave.
"Qeveria do t'u propozojë menjëherë komisioneve parlamentare që Sllovenia të heqë kufizimet për procesin e negociatave të pranimit të Kroacisë në BE", tha sot kryeministri slloven, Borut Pahor, pas bisedimeve me kryeministren kroate, Jadranka Kosor.
Sllovenia në vitin 2004 u bë shteti i parë ish-jugosllav që hyri në BE. Ajo kishte bllokuar bisedimet e pranimit të Kroacisë që prej dhjetorit të kaluar, duke u shprehur se dokumentacioni që Zagrebi kishte paraqitur për pranim në BE paragjykonte mosmarrëveshjen e tyre kufitare.