Kujtimi i 11 Shtatorit, Obama mban një minutë heshtje
Heshtja e presidentit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë, në orën 08:46, ora e saktë kur avioni i parë i rrëmbyer goditi njërën nga kullat e Qendrës Ndërkombëtare Tregtare në Nju Jork.
Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel vendosën dorën në zemër në çastin kur u dëgjuan kambanat në kujtim të viktimave nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Shiu i vazhdueshëm që binte sot në Uashington pushoi vetëm disa çaste përpara se Obama, i veshur me kostum të errët dhe bashkëshortja e tij me të zeza, të shfaqeshin në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.