E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis milioner mes lidereve greke

ATHINE -Lideri konservator Kostas Karamanlis eshte udheheqesi me i pasur partiak grek. Te dhenat jane bere te ditura sipas raportit te deklarimit te pasurive te politikaneve vendas per vitin 2008 te publikuar dje nga parlamenti grek.
Te ardhurat e tij per vitin kur ka qene kryeminister ishin rreth 130.000 euro depozitat bankare te familjes 822.000 euro dhe 177.000 dollare ka shitur aksione me vlere prej 870.000 euro dhe ka blere te tjera per gati gjysme miliard eurosh. Ai zoteron 5 shtepi ne Athine dy ne Selanik nje ne ishullin e famshem Mi-konos nje siperfaqe bujqesore ne Kintho dhe nje ne Serres. Gjithashtu pervec makines personale ka deklaruar se ka ne pronesi dhe nje jaht tetevendesh.

Nderkohe qe nga socialistet shifrat e pasurise duken me modeste nga udheheqesit partiake ne fuqi me i pasuri aktualisht ne Greqi eshte kryetari i Partise Ultranacionaliste greke Jorgos Karaxhaferis. Te ardhurat e tij per 2008-en arrijne ne 111.000 euro ndersa ai ka depozita bankare prej 156.000 eurosh nje pasuri te madhe te patundshme prej 6 apartamentesh dy shtepish nje parking privat nje siperfaqe toke dhe tri ferma.

Pasuri te madhe te patundshme zoteron edhe udhe-heqesi i konservatoreve greke Andonis Samaras qe ka deklaruar te ardhura 107.000 euro depozita 391.000 euro 3500 aksione te nje kompanie detare pronesi te tri siperfaqeve toke bujqesore prej 1100 metra katror nje siperfaqe toke me shtepi prej 2335 metra katror ne nje zone te pasur te Athines nje shtepi ne lagjen e famshme Kolonaki te kryeqytetit grek ndersa edhe bashkeshortja e tij pervec te ardhurave te kenaqshme ka ne pronesi edhe pasuri te patundshme.
Ndersa vendi perjeton nje krize te rende ekonomike kryeministri grek Jorgos Papandreu ka marre masa vertet drastike.

Greqia ka deshperimisht nevoje per 20 miliarde euro ne dy muajt ne vazhdim per te perballuar borxhin. Nese ajo arrin ti siguroje ato me shume se gjysma e huave te ketij viti prej 53 miliarde eurosh do te jene mbuluar dhe presioni nga tregjet do te zbutet thone bankieret.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›