Karapici: Nuk jam dorehequr si keshilltar bashkiak
Lidhur me disa lajme qe njoftonin doreheqjen e anetarit te Keshillit Bashkiak te Tiranes Gezim Karapici, ka reaguar Partia Demokratike e Shqiperise. "Cdo informacion i leshuar ne media eshte i pavertete", - shprehet zyra per shtyp e Partise Demokratike. Ne njoftimin e selise blu theksohet se Karapici vazhdon te jete anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes, ne grupin e PD-se dhe se nuk ka asnje te vertete ne lajmet qe kane qarkulluar ne lidhje me largimin e tij. Ndaj ketyre informacioneve ka reaguar dhe vete keshilltari Karapici. Ai deklaron se ka qene dhe do te vazhdoje te jete anetar i Grupit te Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak, duke mbajtur funksionin qe ka pasur me pare ne kete organ vendimmarres te pushtetit vendor. Karapici i cileson lajmet per largimin e tij nga Keshilli si mungese etike dhe produkte te nje fantazie te semure. "Lojerat e uleta per te njollosur figuren time publike, jane produkt i fantazise se semure dhe mungeses se etikes elementare", - perfundon deklarata e Karapicit. Anetari i Keshillit Bashkiak, Gezim Karapici, eshte nje figure e njohur e Partise Demokratike. Gjate legjislatures se kaluar parlamentare, Karapici eshte zgjedhur deputet ne nje prej zonave elektorale te Tiranes.