E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, aleancë me LSI-në

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se partia që ai drejton mund të krijojë një aleancë me LSI- në në zgjedhjet e 2013- ës.

Gjatë një interviste të dhënë në emisionin Debat të gazetarit Alfred Peza ai është shprehur se dëshiron që Lëvizja Socilaiste për Integrim të mos jetë pjesë e Qeverisë.

Unë jam gjithmonë njëzëri në qëndrime me Gramozin. Me kushtin që LSI-ja të mos jetë e rreshtuar në llogoren e qeverisë- tha ai.

Më tej ai ka thënë se djalogu me LSI-në për të zhgjedhur një President konsensual do të vazhdojnë, dhe i ka kërkuar kryeministrit që të mendojë për një kryetar shteti të përbashkët dhe jo mazhoritar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›