E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i ri Urbanistik, detajet per Tiranen e ardhshme Luljeta Ndoka

Pas 23 vjetesh mberrin plani rregullues i shumepritur. I munguar qe ne vitin 1989, vit kur eshte bere plani i fundit, plani vjen si nje domosdoshmeri, ne kohen kur levizjet demografike e kane perqendruar afro nje te treten e popullsise ne Tirane. Ekspertet Flamur Kuci dhe Agron Lufi kane bere dje nje paraqitje te hollesishme te planit, duke dhene edhe detajet e tij. Por, ne fund, plani nuk perjashtohet te marre edhe njefare forme tjeter, pasi te jete konsultuar gjeresisht me grupet e interesit. Sipas draftplanit te publikuar dje, fryt i nje pune 10-mujore, Tirana nuk do te kete me nje qender te vetme te madhe, sic eshte aktualisht qendra e Tiranes, ku si pike strategjike eshte sheshi "Skenderbej", por 8 qendra te medha. "Krahas qendres se Tiranes do te zhvillohen edhe 7 te tjera, te cilat, sipas specifikave, do te kene institucione administrative, kulturore, argetuese, sportive, por edhe biznesi. Keshtu, Plani Urbanistik parashikon zhvillim te madh ne Komunen e Paskuqanit, Berxull, Kashar, Vaqarr, Dajt, Farke dhe Kamze. "Parashikojme 5 unaza, qe do te na japin akses per zhvillimin e ketyre poleve", - tha Agron Lufi, arkitekt, pedagog i Arkitektures ne Inxhinierine e Ndertimit dhe anetar i grupit te punes per hartimin e Planit Urbanistik te Tiranes. Nga ana tjeter, pervec Parkut te Liqenit, Parkut te Paskuqanit dhe atij te Farkes, pritet qe t'i jepet jete edhe tre parqeve te tjera si atij te Saukut, Dajtit dhe Kasharit. Rajoni i Tiranes, duke qene se pritet qe te shkoje ne 1,3 milione banore, eshte vendosur qe te ndahet ne 600 blloqe, per te cilat jane parashikuar qendra kulturore, ekonomike, arsimore etj. "Nje rendesi mjaft e madhe ne plan i kushtohet zhvillimit te Kombinatit, i cili do te kete tramvajin, por edhe nje qender mjaft te madhe ekspozite", - thane ekspertet gjate prezantimit. Qendra ose, sic preferojne t'i quajne arkitektet, pole zhvillimi, do te kete muze, opera, universitet, lunapark, cirk etj. Sipas draftplanit, ne zonat kryesore, lartesia e godinave multifunksionale do te jete 18 metra, e kullave, 30 letra, ndersa e banesave, 21 metra. Perkatesisht, per dy te fundit, sheshi parashikohet te jete rreth 1 mije metra katrore. Sa u perket zonave rurale, vilat nuk duhet te jene me shume se 9 metra te larta. Ky plan ka ne themel te tij parime te forta te respektimit te prones private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Hapesirat e gjelbra zene nje vend te rendesishem. Po qarte, percaktohet edhe pasaporta per secilin bllok dhe formula e menaxhimit te prones. Studimi urbanistik sjell nje vleresim te barabarte te prones private, si ne rastet kur ndertohet pallat, ashtu edhe kur eshte e destinuar per lulishte apo per rruge.

Basha: "Ne kohe rekord, sollem planin e Tiranes moderne"

Pas afro 10-muajsh pune intensive dhe ashtu sic Kryetari i Bashkise, Lulzim Basha, kishte premtuar, Tirana ka sot draft-planin e saj urbanistik, nje plan qe do te garantoje nje zhvillim te qendrueshem te Tiranes moderne europiane. "Ky eshte nje moment kulmor ne 22 vitet e fundit te kryeqytetit tone, Tiranes, nje moment historik", - tha Basha. Ai u shpreh se plani aktual synon ta adresoje kete problematike, duke sjelle komponentin europian te formules se menaxhimit, cka do te thote se ne themel qe te gjithe banoreve, pronareve, ndertuesve t'u ofrohen shanse te barabarta zhvillimi te prones se tyre, duke ulur barrat e funksionimit te nje tregu te lire, normal ne qytet. Sipas Bashes, ky plan i quajtur "Plani i Tiranes Metropolitane" shtrihet ne 8 njesi vendore, dy nga te cilat bashki dhe 6 komuna. Kjo shenon nje risi, nje model bashkepunimi dhe natyrisht ben te mundur qe qytetareve t'u krijohen kushte me te mira te levizjes, sherbimit dhe infrastruktures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›