DPTT: Noteret, po ushtrojne evazion fiskal Eglantina Nasi
Zyrat e noterise ushtrojne evazion fiskal duke i shkaktuar humbje te ardhurash buxhetit te shtetit. Ky ka qene konkluzioni i kontrolleve te ushtruara nga struktura te posacme te administrates tatimore ne shume zyra te tilla ne rang vendi. Sic ben me dije Drejtoria e Pergjithshme e Tatim-Taksave, te tilla problematika ne fakt, jane konstatuar me kohe ne sektorin e noterise, por duket se ato po vazhdojne duke i shtuar me tej ato. Konkretisht, ekspertet tatimore bejne pohojne se nje nder shkeljet e konstatuara ne zyrat tatimore eshte ajo e deklarimit te me pak te ardhurave, nga sa noteret realizonin ne fakt permes aktivitetit te tyre. "Nga verifikimet e kryera me regjistrat, rezultoi se kishte notere qe deklaronin shume pak detyrime tatimore ne raport me vellimin e xhiros se realizuar", - citojne ekspertet tatimore. Duke shtuar me tej, se nga investigimet e bera u konstatua se "xhiroja e tyre e deklaruar ishte nen vleren 8 milione leke ne vit, pothuajse ne te gjitha rastet e kontrolluara dhe per rrjedhoje, nuk ishin te regjistruar per Tatimin mbi Fitimin". Nga ana tjeter, permendet edhe dukuria se "pavaresisht qe zyrat noteriale ishin te pajisura me kase fiskale, ato nuk i perdornin rregullisht, por as nuk mbyllnin raportet ditore te kasave dhe per rrjedhoje, nuk pasqyroheshin ne librat e shitjes xhirot ditore qe noteret kryenin". Por nje problematike tjeter e ngritur prej autoriteteve te tatim-taksave ka te beje edhe me faktin qe "disa prej notereve nuk kishin zbatuar detyrimin ligjor te perditesimit te adresave, si edhe te zhvillimit te veprimtarise ne QKR dhe per rrjedhim, edhe ne sistemin informatik tatimor". Ndersa sa i perket treguesit te verifikimit te deklarimeve te kontributeve te sigurimeve shoqerore per te punesuarit, prane ketyre zyrave noteriale, tatimoret konstatuan se ne rastet me te shumta, ata jane deklaruar me pagen minimale prej 20.000 lekesh. "Gjithashtu, ne rastet kur ambientet ishin marre me qira, administrata tatimore konstatoi se ne shumicen prej tyre nuk kishin zbatuar detyrimin ligjor te mbajtjes ne burim te tatimit mbi qirane te perfituar nga qiradhenesi", - citon me tej njoftimi i bere me dije nga DPTT-ja lidhur me keto kontrolle. Kujtojme ketu, se tatimpaguesit me profesion "noter" bejne pjese ne grupin e profesioneve te lira, si dhe avokatet, mjeket, dentistet etj., te cilet u perfshine ne skemen e TVSH-se vitin e kaluar ne zbatim te nje vendimi te posacem te Keshillit te Ministrave. Tashme, i gjithe ky grup tatimpaguesish te rinj ne skemen e TVSH-se, eshte nen kujdesin e administrates tatimore, per te dekurajuar tatimpagues te vecante qe kerkojne te abuzojne me ligjin per te mos deklaruar e paguar detyrimet e tyre tatimore.