Karaxhiç: Hollbruk të dëshmojë pranë meje
Hagë - I akuzuari si fajtor kryesor i luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, Radovan Karaxhiç duket se nuk do të ehq dorë nga marrëveshja që ai mbron se ka bërë me diplomatin amerikan, Riçard Hollbruk. Ai ka kërkuar me insistim që Hollbruk të dal para gjykatës dhe të dëshmojë lidhur me çështjen në fjalë.
Më parë, ish kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç ka njoftuar se i kishte kërkuar gjykatës së Hagës për krimet e luftës t'i jepte atij dokumentet lidhur me një propozim që ish i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Riçard Hollbruk pretendohet se i bëri atij.
Sipas Karaxhiç, Hollbruk i premtoi atij në korrik 1996 se gjykata e OKB-së nuk do ta procedonte atë po qe se ai linte politikën. Karaxhiç këmbëngul se aksesi tek të gjitha dokumentet lidhur me këtë marrëveshje do ta ndihmojë atë t'u shmanget krimeve të luftës ngarkuar atij. Karaxhiç gjithashtu kërkoi dokumente lidhur pjesërisht me përpjekjet e SHBA në bisedimet e paqes në Bosnje dhe Herzegovinë midis 1995 dhe 1997, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe OKB-së dhe dokumentet që i referohen politikës së OKB-së.