E Diel, 1 Nëntor 2026

Separatistët mbajnë peng dy monitorues të OSBE-së

Tbilisi - Ministria e Brendshme gjeorgjiane njoftoi sot se dy monitorues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë janë arrestuar nga separatistët e Osetisë së Jugut. Ministria ka deklaruar më parë se ishin arrestuar dy monitorues të BE-së, por më vonë theksoi se personat e arrestuar ishin nga OSBE-ja "Kam kontrolluar informacionin dhe kam zbuluar se personat e arrestuar ishin vëzhgues të OSBE-së", deklaroi një zëdhënës i misionit monitorues të BE-së në Tbilisi. Një zëdhënëse e OSBE-së nuk pranoi të komentonte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›