Virusi shkatërron rrjetin e ushtrisë franceze
Paris - Një pjesë e konsiderueshme e rrjetit kompjuterik të forcave ushtarake franceze është bllokuar pas një virusi që ka depërtuar në rrjetin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas të dhënave të publikuara, në sistemin e mbrojtjes franceze janë zbuluar shumë element sekretë që deri më tani nuk ishin publikuar. Mediat parisine njoftojnë se ushtria franceze po përjeton ditë të vështira që prej pothuajse dy javësh. Situate ka bërë që autoritetet të ndalojnë edhe fluturimin e avionëve ushtarakë.