Sarkozy: Armëpushimi pas një jave
Paris - Presidenti i Egjiptit Hysni Mybarek deklaroi që marrëveshja e armëpushimit në Gaza do të mund të bëhet javën e ardhshme. Hysny Mybarek dje është takuar në Paris me Presidentin e Francës Nikola Sarkozi. Në deklaratën që bëri pas takimit, Mybarek tha se marrëveshja e armëpushimit mund të firmoset javën që vjen. Presidenti i Egjiptit kërkoi nga Sarkozi të jetë bashkëkryetar i konferencës që do të zhvillohet në 2 mars në Kajro për rindërtimin e Gazës.