E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenberg:Ndërtimi i bazës amerikane mund të shtyhet

Pragë - Ministri i jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, tha sot se pret që sistemi i mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara, një pjesë e të cilit parashihet të ndërtohet në Çeki, mund të shtyhet. Sipas tij, baza e radarëve mund të ndërtohet brenda gjashtë viteve, e jo brenda dy viteve, siç parashihej fillimisht. Pritet që ministri Schëarzenberg sot në Uashington, të takohet me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›