Karaxhic, "Nënat e Srebrenicës" indinjohen pas shtyrjes së seancës
HAGË- Anëtaret e shoqatës "Nënat e Srebrenicës", gratë që humbën bashkëshortët dhe fëmijët e tyre në masakrën e Srebrenicës, shprehën indinjatën e tyre pasi gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi vendosën sot shtyrjen e procesit kundër Radovan Karaxhiçit.
"Gjykatësit duhet ta detyronin atë kriminel të paraqitej në sallë, sepse duke shtyrë seancën futen në lojën e tij dhe vazhdojnë të shkelin mbi të drejtën tonë për të gjetur drejtësi", deklaroi njëra nga gratë pasi doli nga salla e gjyqit, ku gjykatësit shtynë për nesër seancën kundër ish-shefit politik të serbëve të Bosnjës, i cili akuzohet për masakrën më të rëndë në Evropën e pasluftës.
"Jemi të tronditura, do të qëndrojmë edhe nesër por nuk kemi para për të qëndruar më shumë. Gjykatësit duhet të garantojnë se do të bëjnë maksimumin për të vendosur drejtësi, kjo është shpresa jonë e fundit", deklaroi një nga gratë.
Radovan Karaxhiç do përballet në Hagë me 11 akuza përfshirë gjenocid dhe orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë tetë mijë burra dhe djem myslimanë. Karaxhic ish politikani 64-vjeçar, psikiatër dhe poet akuzohet për dy vepra gjenocidi, një për masakrën e Srebrenicës, dhe e dyta për spastrimin etnik të myslimanëve dhe kroatëve nga disa pjesë të Bosnjës. Karaxhiç akuzohet edhe për persekutim, zhdukje dhe vrasje si dhe kapjen e paqeruajtësve të OKB-së peng, si dhe për shtetrrethimin 44-mujor të Sarajevës. Prokurorët thonë se mijëra vetë u vranë dhe u plagosën gjatë shtetrrethimit.
(d.b/ANSA/BalkanWeb)