Prishtina nuk ushtron sovranitetin në veri
Në një raport të publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike (IHPP) në Londër theksohet se autoritetet e Kosovës nuk e shtrijnë sovranitetin në pjesën veriore të vendit dhe se gjendja aktuale përbën një sfidë serioze në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në raportin e radhës alarmon për situatën në Kosovë dhe për dështimet e faktorit ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në detajet e tij, raporti fokusohet në veri, për të cilën thotë se ka shumë shërbime publike të cilat janë të financuara nga Beogradi, e jo Prishtina.
Sipas raportit, ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është shumë i madh, ndërsa veriu përbën një sfidë themelore për institucionet e vendit në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendit.
Duke kërkuar nga ndërkombëtarët që të jenë më të vëmendshëm në rastin e shtet ndërtimit të Kosovës, në raport jepen edhe disa rekomandime ku tregohet se si nuk duhet të bëhen gabime tjera.
"Shtet ndërtimi është detyrë fundamentale politike që kërkon vendime politike, rreth pushtetit dhe burimeve. Ky është një problem për organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si NATO, OKB, BE dhe OSBE të cilat janë të angazhuara në aktivitetet shtet formuese", thuhet të raport.