E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi një pikë të re kufitare me Kosovën

PODGORICE - Mali i Zi së shpejti do të hapë një vendkalim të ri kufitar me Kosovën. Mediat malazeze të cituara nga ato kosovare bëjnë të ditur se kalimi i përbashkët mund të hapet në Çakorr, në rrugën Murino-Pejë diku mes Malit të Zi dhe Kosovës. Ndonëse punimet ishin parashikuar të fillonin në këtë vit, ato janë shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak se në Çakorr bora tashmë është ka arritur nivelin e një gjysmë metri.
Kryetari i komunës së Plavës Skënder Sharkinovic hapjen e kësaj pike kufitare e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme, duke thënë se "riaktivizimi dhe ndërtimi i rrugës Murino-Çakorr-Pejë", madje nëpërmjet një tuneli nëpër Çakorr, do të sillte perspektivë edhe më të mirë dhe rritje të resurseve ekonomike dhe turistike të Plavës dhe tërë zonës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›