E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhiç, vonesa për ekstradimin në Hagë

Prokurorët në Gjykatën e Hagës thonë se presin vonesë në ekstradimin e ish udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Avokati i Karaxhiç e ka bërë të qartë se ai do të apelojë kundër ekstradimit të premten e kjo do të thotë se afati më i hershëm që Karaxhiç të shkojë në Hagë do të jetë e hëna ose e marta, javën tjetër.

Dhe nëse ekstradohet, Karaxhiç ka thënë se do të vetëmbrohet, diçka që prokurorët e Gjykatës e kundërshtojnë.

Korrespondentët thonë se ai mund të zvarrisë punimet deri në 2010 kur Gjykatës së Hagës i mbaron afati.

Rusia që ka veton në Këshillin e sigurimit ka bërë të ditur se do të përdorë veton për ndonjë shtyrje të afatit.

Nurma Yelerchich, zëdhënëse e Gjykatës së Hagës dha më shumë hollësi për qëndrimin e Gjykatës ndaj Karaxhiçit:

"Jam e sigurt se gjykatësit do të kenë parasysh provokimet dhe aftësinë e Radovan Karaxhiçit si të çdo të akuzuari tjetër që ka aplikuar për vetë përfaqësim. Por natyrisht është e sigurt se gjykatësit do të marrin parasysh atë që është në të mirë të drejtësisë, por edhe çfarë është më mirë për zotin Karaxhiç."

Meqë rasti kundër Radovan Karaxhiçit është, sipas fjalëve të Nurma Yelerchich-it, më i drejtpërdrejtë se ai kundër zotit Millosheviç që mbuloi një periudhë prej 8 vjetësh, pritet që procesi ndaj Karaxhiçit të jetë më pak kompleks dhe më i shpejtë.

Zotit Karaxhiç do t'i kërkohet t'i përgjigjet 112 akuzave kundër tij për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit disa ditë pas shkuarjes në Hagë.

Nëse gjendet fajtor, ashtu si edhe të tjerët, ai do të burgoset nga kjo gjykatë dhe do të kryejë dënimin jo në Hagë, por në një prej 20 vendeve që kanë rënë dakord të marrin të dënuarit për krime lufte nga ish Jugosllavia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›