E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kemi dekada të tëra, që na drejtojnë injorantët

Falënderojmë “Shekullin”, për fjalët reale që lexojmë, nuk beri pak se na dhe realitetin me afër tij. Kur thuhet që Enveri shfarosi ajkën e kombit, kjo u vërtetua edhe me këtë anarshi në Kuvend. Diktatori yne me Ramizin e la Shqipërinë në mendjet dhe karakteret me të jargavitura të kombit. Nuk janë të gjithe të tille, por është realitet që në kupole ka shume prej tyre. Vjedhin, janë me maska, vrasin nen rrogoz e mbi rrogoz, kalojne në skizofreni, na dhurojne Gërdecë, na grabitin floririn e popullit, bejne jete përrallore, vishen falco, bredhin me vetura të shtrenjta, janë në krye të bizneseve të qelbura, ndërkohë populli rënkon e vuan. A durohen të tilla mostra? Berisha, nese nuk i kerkon edhe pas kesaj FALJE, zotit Balla, është e kote të rrije në ate karrige. Po ju znj.Topalli, pse e kini ulur veten aq poshtë? Si mbroni një mëkatar dhe luftoni atë që s'ka faj? Të mos mbrosh drejtesine, dhe të kesh ate fron, kush të lejon një fakt të tille? Ky lloj Gërdeci që plasi në Kuvend, është shume me i rende së Gërdecat e tjere. Ai deshmoi nivelin kultural, gjendjen psikologjike te liderëve tanë. Ka ose jo, Shqipëria, burra me edukatë? Ku janë ata? Deri kur në Kuvend do sundojnë mediokrit? Me mendjet e tyre feminore, me shpirtra të pa ngopurish? Ekziston edhe një pikture, ku artisti paraqet kryevalltarin qorr qe drejton vallen dhe të gjithë shkojnë pas tij drejt një gremine. Jashtë Parlamentit të mbështet, e të përlyerit, mëkatarët, të paafte e rrugaçët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›