E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhiç kërkon që presidenti grek, Papulias të dëshmojë në Hagë

HAGE - Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dorëzoi dje një lutje gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës për të kërkuar nga Presidenti grek, Karolos Papulias, të dëshmojë në gjyqin e tij.

"Si ministër i Jashtëm në periudhën 1993-1996, z. Papulias do të mund të depononte për takimet dhe diskutimet e ndryshme që kishte me z. Karaxhiç, gjatë negociatave për paqe të vitit 1994", thonë burime nga Haga.

Radovan Karaxhiç është akuzuar si përgjegjës, sa personalisht aq edhe si kryetar i Këshillit të Sigurimit dhe komandant i lartë i ushtrisë serbo-boshnjake, për shumë krime lufte të kryera ndaj popullsisë jo-serbe të Bosnjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›