E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Vetëm injorantët thonë që s’kemi Republikë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ka reaguar ashpër ndaj zërave, të cilë ditët e fundit kanë folur për heqjen dorë të Kosovës nga Republika, pas marrëveshjes së fundit me Serbinë.

“Këta zëra që i kam dëgjuar, nuk janë gjë tjetër, pos të injorantëve, disfatistëve dhe atyre që nuk besojnë në asgjë"- është shprehur Thaçi.

Kryeministri Thaci ka nënvizuar se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe i tillë do të prezantohet kudo dhe kurdo.

"Kushtetuta dhe ligji është krejt çfarë ne mbështetemi e do t’i respektojmë"-ka thënë kryeministri.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›