E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, rritet çmimi i naftës, dje 135 lekë/litër

 

Fabiola Çela

Shtrenjtohet çmimi i karburanteve në vend. Shkak për këtë sipas importuesve është ndryshimi i çmimit të arit në zi në bursat ndërkombëtare. Si gjithmonë rritja e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar menjëherë edhe në tregun vendas. Një fuçi naftë në bursat ndërkombëtare kuotohet mbi 70 dollarë. Një ndryshim i tillë çmimi është reflektuar edhe në tregun vendase. Dje një litër naftë eurodiezel e cilësisë së lartë shitej me 135 lekë, ndërsa ajo e cilësisë së ulët me 129 lekë. Ndërsa një litër benzinë shitet me 138 lekë. Sipas importuesve të karburanteve në vend shkak për këtë rritje të re çmimesh është shtrenjtimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare. Kjo pasi sipas tyre për sa i përket çmimit të karburanteve në vend vetëm 7 për qind të çmimit e ka në dorë tregtari, ndërsa 93 për qind e çmimit reflektohet nga zhvillimet në tregun e jashtëm. Sipas tyre për vetë koniunkturën që ka tregu vendas, ku mbi 90 për qind e kërkesave për karburant plotësohet nga importi. Por lëvizjet e çmimit të arit në zi në bursat ndërkombëtare reflektohen në tregun vendas vetëm në rastet kur çmimi i karburanteve pëson rritje, pasi në rastet kur çmimi i karburanteve në bursa ulet, kjo rënie nuk reflektohet në tregun vendas. Aktualisht, në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë. Por, kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›