E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Prioritet ligjet që nxisin prodhimet vendase

Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka garantuar sot studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, se Kuvendi ka prioritet miratimin e ligjeve që nxisin prodhimin dhe eksportimin e prodhimeve vendase.

Deklaratën e ka bërë gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Industrisë dhe VeprimtarisëProdhuese, ku të pranishëm ishin edhe studentë, të cilët bënë promovimin e disa produkteve ushqimore vendase, për të tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe Qeverisë, në mbështetje tëprodhimeve bio.

"Kuvendi ka patur ndër prioritetet e punës së tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin produktet vendase si dhe eksportimin e tyre në tregjet rajonale e ndërkombëtare. Një nga çështjet më të diskutueshme nga deputetet në seancë, mbetet zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet politikave që mbështesin prodhimet bio", tha Topalli, dukegarantuar mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për projekte të tilla të studentëve edhe në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›