Hidhen në erë dy oxhaqet e Metalurgjikut në Rubik
Rubik- Ka përfunduar me sukses shembja e dy oxhaqeve të mëdha në Metalurgjikun e Rubikut. Pas disa tentativave të njëpasnjëshme, xhenieret kanë mundur te hedhin në erë dy oxhaqet, në të cilat shkrihej prej dhjetëra vitesh bakri që nxirrej nga nëntoka e Mirditës. Rrëzimi i tyre është bërë në kuadër të realizimit të projekti me vlerë 4.4 milion euro te Bankës Botërore për eleminimin e mbetjeve toksike te ish metarlugjisë në këtë zonë.
Shembja e tyre, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur pa prpbleme, ndonëse specialistët që punuan për të e kanë pasur shumë të vështirë realizimin e kësaj fazeqë paraprin realizimin e projektit. Mësohet se vetë firma nuk ka mundur ta bëjë një eleminim të tillë, e për këtë janë vënë në punë xhenierët. Në fakt, janë dashur shumë kilogram tritol për të mundësuar shpërthimin, i cili për fat ka kaluar pa shkaktuar probleme në zonën përreth.
Pas kësaj, projekti parasheh eleminimin e zonës ku ka qenë e ndërtuar metalurgjia, duke lënë në këtë zonë vetëm kujtimet e gjeneratave që punuan gjithë jetën në metalugjinë e Rubikut.