Itali, mbërrijnë 1 mijë emigrantë në Lampedusa
Një mijë imigrantë të cilët ishin nisur nga brigjet afrikane me katër anije të vogla mbërritën brenda disa orësh dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes në ishullin italian Lampedusa, në jug të Siçilisë, njoftoi agjencia ANSA.
Dy nga anijet që ndodheshin dje në vështirësi në kanalin e Siçilisë u shpëtuan nga marina italiane. E treta mbërriti në agim në Lampedusa.
Anija e katërt u vu nën kontroll sot në mëngjes disa qindra metra larg brigjeve italiane, destinacioni i shumë refugjatëve që përpiqen të shkojnë nëpërmjet Mesdheut në Europë.
Imigrantët u dërguan në qendrën e pritjes së emigrantëve në Lampeduza.