E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kritika policisë së Gjirokastrës për Lazaratin

Gjirokastër-Kryeministri Berisha ka folur me tone të ashpra dhe ka kërkuar ndjekje penale për kryetarët e komunave dhe drejtuesit e policisë ku mbillet drogë, dhe në krye të listës është Lazarati. “Nuk mund të pranoj qëndrimin e autoriteteve policore të Gjirokastrës, të cilët 4 muaj rresht nisin betejën me Lazaratin dhe ata që mbjellin drogën për 8 muaj me radhë qarkullojnë të lirë në Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë” tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi të premten, në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, që “në përputhje me ligjin të dërgohen për ndjekje penale të gjithë ata kryetarë komunash dhe zyrtarë në territorin e të cilëve mbillet kanabis sativa”.

Sipas tij, lufta kundër drogës ka njohur rezultate impresionuese, por nuk mund të flitet për zero tolerancë në mbjelljen e kanabisit, vetëm se janë prerë 300 apo 400 mijë rrënjë. “Do të flisja për zero tolerancë kur ju të keni dërguar për ndjekje penale kryetarët e komunave dhe zyrtarët në territorin e të cilëve mbillet kanabis. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se “qeveria disponon të gjitha mjetet për të luftuar me zero tolerancë këtë fenomen”. “Nëse ju do të kërkoni atëherë ne do të financojmë çdo pranverë fotografimin e territorit vetëm për këtë qëllim", tha Kryeministri Berisha.

Në fjalën e tij, Kreu i Qeverisë vlerësoi edhe punën e madhe që po bëhet për zbardhjen e dosjeve të vjetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›