ISHP, 17 raste të reja me AIDS
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2008 janë infektuar 17 persona me HIV/AIDS. Sëmundja e HIV- AIDS-it, numëron mbi 250 raste në vendin tonë. Koordinatori i Programit Kombëtar HIV/AIDS në Institutin e Shëndetit Publik, Klodian Rrjepaj, thotë se rastet e konstatuara flasin për një shtim të numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bazuar në numrin e personave të diagnostikuar dhe të raportuar, Shqipëria konsiderohet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV. Megjithatë, tendenca në rritje e numrit të rasteve dhe vlerësimet sugjerojnë një numër më të madh të rasteve të padiagnostikuara. Rrjepaj tha se ky fakt shtron domosdoshmërinë për përmirësimin në mënyrë të vazhdueshme të sistemit të survejancës dhe promovimin e Qendrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar (VCT), në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerable të popullatës. Nga 17 rastet e reja të raportuara deri tani, rezulton se 65 % janë meshkuj dhe 35 % femra. Vetëm 70% e këtyre rasteve janë zbuluar në Tiranë, ku 50% e tyre e zë grup-mosha 35 - 44 vjeç. Për sa i përket rrugës së transmetimit të virusit, rruga seksuale vazhdon të mbetet mbizotëruese, sipas të cilit, qysh prej vitit 1993, kur u diagnostikua rasti i parë HIV pozitiv, 90 persona kanë shfaqur AIDS-in dhe 56 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje. Që prej vitit 2004 janë 82 persona të rritur dhe 15 fëmijë që marrin trajtim medikamentoz falas nga shteti. Gjatë periudhës së parë të evoluimit të infeksionit HIV në Shqipëri (1993-2000) numri mesatar i rasteve të raportuar ishte 6-7 persona në vit. Në periudhën e dytë (2001- 2003) vihet re një dyfishim i numrit të rasteve, mesatarisht 20 raste të reja të diagnostikuara në vit, ndërsa në tre vitet e fundit kjo shifër ka kaluar numrin 30.
Studimi-ISHP
Dy herë të sëmurë, emigracioni shton të sëmurët me HIV/TB
Nga një studim i ISHP-së janë gjetur 12 rastet e para të të infektuarve me AIDS dhe tuberkuloz
Personat e infektuar me HIV/SIDA kanë mundësi 10 herë me të mëdha të sëmuren me TB (tuberkuloz). Në shkallë botërore, 14 milionë persona kanë bashkinfeksion TB/HIV dhe 70 % e tyre jetojnë në Afrikë. Sipas një studimi të ISHP-së për vendin tonë, nga rreth 30 000 pacientë të shtruar në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive Tiranë, janë përzgjedhur pacientë tek të cilët të dhënat klinike të krijojnë dyshime për mundësi HIV/SIDA duke u nisur nga disa kritere. Si për shembull kur i sëmuri paraqet formë jotipike të sëmundjes pulmonare TB, nga ana klinike, Ro/genollogjike, bakteriollogjike; kur i sëmuri ka prekje të TB extrapulmonare sidomos linfonodula, pleurite Exudativ; i sëmuri ka qenë emigrant jashtë vendit; i sëmuri ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe në rastet kur i sëmuri ka kryer veprime invazive mjekësore.
Rastet me TB-HIV
Gjatë kësaj periudhe janë depistuar 1797 të sëmurë të shtruar në spital nga mosha 17 deri 68 vjeç, nga të cilët 1457 meshkuj dhe 340 femra. Qëllimi i këtij studimi ka qenë evidentimi i bashkëshoqërimit të TB/HIV në grupe target të popullatës së sëmurë me sëmundje pulmonare aspecifike dhe tuberkulare të shtruar në Spitalin e Mushkërive (SUSM). Nisur nga grup-moshat dhe numri i rasteve ka rezultuar se mosha 25 – 29 vjeç ka të infektuar 2 raste; 30 – 34 vjeç me 3 raste; 40 – 40 vjeç 4 raste; 45-49 vjeç 2 raste dhe mosha + 50 vjeç vetëm me 1 rast.
Shtrirja gjeografike
Ndërsa për të sëmurët TB/HIV janë zbuluar 12 raste me TB/HIV ose (57%), prej 21 rasteve të infektuar me HIV të zbuluar gjithsej. Nga këta në qytet 7 persona ose 58% e tyre dhe 5 në fshat ose 42%. Për sa i përket gjinisë janë 9 meshkuj dhe 3 femra. Ndër këta 4 raste me banim në Tiranë dhe 2 me banim në Lezhë. Në rrethet Shkodër, Durrës, Bilisht, Mallakastër, F.Krujë, Kosovë nga 1 rast. Të infektuarit në emigracion numërojnë 3 raste në Greqi, 2 raste në Itali, 2 raste në ShBA, 1 rast në Moldavi. Ndër këta janë 9 meshkuj ku 2 raste janë infektuar si sex heterosexual; 1 rast si sex homosexual; 1 rast droge dhe 6 raste emigracion. Ndërsa femrat numëronin 3 raste gjithsej ku 2 raste janë infektuar nga bashkëshorti i vdekur nga SIDA dhe 1 rast si prostitutë. Depistimet në përgjithësi janë kryer në grup-moshat nga 17 në 68 vjeç dhe të sëmurët kryesisht janë të shpërndarë në grup-moshat 25–51 vjeç. Shpërndarja gjeografike tregon për prekje në të gjithë Shqipërinë, si dhe në Kosovë, pra nuk mund të mendohet për zona të pastra.
Raporti qytet-fshat
Prekja në qytet dhe në fshat që luhatet 15 me 6 raste (71.4% me 28.6%) tregon që edhe nga ana e vendbanimit mbizotëron qyteti. Nga ana e gjinisë të prekur mbizotëron në meshkujt 15 me 6 (71.4% me 28.6%) kjo ka të bëjë me jetën më të shpeshtë në emigracion të meshkujve dhe për mundësitë më të shumta të tyre për marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Ndër rastet që janë paraqitur me vonesë janë 11 të tilla në stadin e sëmundjes SIDA, edhe të tjerët shumë shpejt arritën në këtë stad ndërsa për mjekimin për TB kanë vazhduar me cikle 9-12 mujore me skema të plota, ndërsa ka munguar pothuajse totalisht mjekimi për Sidën duke e çuar shëndetin drejt vdekjes. Në format e bashkëshoqërimit HIV/ Sëmundje Aspecifike Pulmonare, 9 raste kanë mbizotëruar.
Mjekët
Mjekët rekomandojnë që sa herë që zbulohet një rast i ri i infektuar nga HIV duhet të kërkojmë mundësinë e prezencës së tuberkulozit evolutiv. Duhet pyetur personi nëse paraqet shenja të kësaj sëmundjeje (kollë, hemoptizi, djersë sidomos natën, temperaturë, humbje në peshë), dhe të përcaktojë nëse në të kaluarën ka pasur probleme tuberkulare, nëse ka pasur kontakt me të sëmurë me TB.
SIDA/Tuberkulozi, 14 milionë raste në botë
Në botë në vitin 2003, nga 8.8 milionë raste të reja me tuberkuloz, 670.000 ishin edhe të infektuar me HIV (SIDA). Gjysma e rasteve të reja tuberkulare janë zbuluar në gjashtë vende: Bangladesh, Kinë, Indi, Indonezi, Pakistan, Filipine. Në shkallë botërore, 14 milionë persona kanë bashkinfeksion TB/HIVdhe 70 % e tyre jetojnë në Afrikë. Në disa zona të Afrikës 75 % e tuberkularëve janë të infektuar edhe me HIV. Për shkak të dobësimit të sistemit të tyre imunitar personat e infektuar me HIV/SIDA kanë mundësi 10 herë me të mëdha të sëmuren me TB evolutiv, nëse janë të infektuar nga bacili tuberkular, në krahasim me të painfektuarit. Risku i llogaritur për të pasur një TB sëmundje tek persona të infektuar nga HIV është 6 deri 26 herë më e lartë në krahasim me të painfektuarit. Personat e infektuar nga HIV kanë riskun e zhvillimit të tuberkulozit jashtë mushkërisë. Tuberkulozi mund të përhapet nga mushkëritë në ganglionet limfatike dhe në tru. Simptomat mund të mos jenë karakteristike dhe kjo sjell vonesa në vendosjen e diagnozës dhe trajtimin e tuberkulozit. Epidemia e infeksionit HIV ka pasoja katastrofike mbi përqindjen e tuberkulozit dhe mbi luftën kundër tuberkulozit në popullsinë ku ndodhen këto dy infeksione. Infeksioni HIV dhe sidomos stadet e avancuara të infeksionit (SIDA) janë faktor riskant zhvillimi drejt sëmundjeve klinike më të rëndësishëm për rastet me infeksion të ri apo të vjetër mykobakteri tuberkular. HIV vepron në shkatërrimin e të dy tipeve më të rëndësishëm të qelizave imunitare të afta të frenojnë bacilet e tuberkulozit (qoftë makrofaget dhe limfocitet T në receptorët CD4 ). Tek personat e infektuar nga M.tuberkular, të cilët nuk marrin mjekim antiretroviral shumë aktiv (HAART), është llogaritur që risku i tuberkulozit evolutiv për pacientët që nuk paraqesin asnjë risk të njohur është 170 për rastet me SIDA dhe 113 në rastet me infeksion HIV pa SIDA. Rastet me tuberkuloz gjithashtu rrisin riskun e përhapjes të M.tuberkular në mes të kolektivit kjo përbën një mekanizëm të dytë, indirekt, nga i cili infeksioni HIV rrit sëmundshmërinë të lidhur me tuberkulozin. Eshtë konstatuar që mjekimi i tuberkulozit latent pakëson riskun e zhvillimit drejt sëmundjes klinike tek personat që paraqesin co-infeksion HIV/TB.
Shpërndarja e rasteve sipas grup-moshave
Grup-moshat Nr. Rasteve Përqindja
25 – 29 vjeç 2 17%
30 – 34 vjeç 3 25%
40 – 40 vjeç 4 33%
45 — 49 vjeç 2 17%
+ 50 vjeç 1 8%
FORMAT TUBERKULARE.
4-Infiltrate Tuberkulare (33%) 1 rast BK poz (8%)
1-TB Pulmoni Bk poz (8%)
1-TB Fibrokavernoz (8%)
2 – Pleurite exudative (17%)
2 – Gjendje febrile (17%)
1 – Adenopathia hilare bilaterale (8%)
1 – Hemoptizi.(8%)
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008