E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjentë me data për reformat në Kuvend

 Duke u përqendruar tek reformat në vend, Rama ngarkoi deputetët e grupit parlamentar të PS-së në komisionin parlamentar të Ligjeve që të hartojnë një agjendë të saktë për diskutimet për reformat e kërkuara, bazuar në planin prej dhjetë pikash të propozuar nga opozita.

“Për javën parlamentare, dua t’i propozojë komisionit të Ligjeve: Të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë një agjendë të specifikuar pune. Këtë herë në detaje për t’i mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër për të bishtnuar”, theksoi Rama.

 Ai shpalosi edhe hapat e mëtejshëm të realizimit të programit të ri të Partisë Socialiste. “Programi i shpalosur në Kongres nuk është fjala jonë e fundit, por vetëm nisja. Duke nisur nga nesër, libri i programit do të shpërndahet nga Bajram Curri deri në Konispol. Mbledhja e organizatave për diskutimin e programit do të bëhet në mbledhje të hapura, ku gjithkush mund të japë mendimin e tij”, tha Rama gjithashtu.

Sipas tij, bashkë me shpërndarjen e programit duhet të nisë edhe hapja e Partisë Socialiste, “ku duhet të ketë rritje me 30% të anëtarësisë së Partisë Socialiste gjatë vitit 2012”.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të larguarit të përfshihen në diskutime, teksa shton se dera e PS-së duhet të mbetet e hapur për gjithkënd. “Çdo organizatë socialiste duhet të hapë derën e saj për këdo që dëshiron ta diskutojë këtë program dhe të bashkëpunojë me ne për ta bërë realitet këtë program”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-07 12:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›