E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karin Limdal: EULEX fillon regjistrimin e mallrave

Doganieret e EULEX-it, qe nga dita e djeshme, kane filluar regjistrimin e mallrave komerciale qe hyne nga Serbia ne Kosove, permes pikave kufitare te Leposavicit, dhe Zubinpotokut, te njohura si porta 1 dhe 31. Kete lajm e ka konfirmuar edhe zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, sipas se ciles te gjitha mallrat qe hyne ne territorin e Kosoves permes ketyre pikave do te regjistrohen. Doganieret e EULEX-it, keto regjistra do t'ua dergojne doganiereve te Kosoves, ne terminalin doganor, te ura e Ibrit ne Mitrovice, ku dhe behet zhdoganimi i mallrave. Megjithate, mundesia qe importuesit t'iu shmangen doganes perseri mbesin te medha, pasi qe dogana e Kosoves nuk ka mekanizem t'i detyroje ata te vine ne terminalin doganor per zhdoganim. Zedhenesi i doganave, Adriatik Stavileci, thote se ende nuk eshte finalizuar procedura e venies se kontrollit ne keto pika doganore, por regjistri i mallrave eshte hapi i pare. "Se paku e dime kush eshte importuesi", eshte shprehur Stavileci. Misioni i Bashkimit Evropian ne Kosoves ka nisur punen me 5 dhjetor te vitit te kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›