"S'ka ceshtje, statusi i zgjedhur"
Ceshtja e Kosoves ka marre fund, sepse eshte zgjidhur statusi i Kosoves. Deklarata eshte bere nga ambasadori i SHBA-se ne Beograd, Cameron Munter, duke theksuar se rihapja e ceshtjes se Kosoves eshte gje joreale. Ai po ashtu ka thene se lideret institucionale te Republikes se Serbise dhe ata te Republikes se Kosoves do te duhej te bisedonin si fqinje dhe t'i zgjidhin problemet ne menyren me te mire te mundshme, ndersa kjo gje do te perkrahej nga SHBA-te. Munter ka shpjeguar se SHBA-te, bashke me shtetet me te fuqishme evropiane, jane duke punuar ne krijimin e Kosoves si shtet multietnik dhe ne zhvillim e institucioneve te saj. Ne nje interviste per gazeten "Politika", Munter ka thene se raportet multi-dimensionale amerikano-serbe jane te suksesshme, mire ai ka shfaqur brengen e tij, "pse qeveria e re e Serbise i fokuson keto marredhenie ne ceshtjen e Kosoves". Ndersa Forca e Sigurise se Kosoves, sipas tij, nuk do te jete kercenim per askend, por siguri per njerezit qe jetojne ne Republiken e Kosoves. "Mendojme se Forca multietnike e Sigurise se Kosoves nuk do te paraqese problem, sepse ajo do t'ju ofroje siguri njerezve qe jetojne ne Republiken e Kosoves, qofshin ata serbe apo shqiptare. Eshte e armatosur lehte, dhe nuk do te jene kercenim per askend ne rajon. Fuqishem besojme se eshte nje hap pozitiv ne Kosove, per shkak te se cilit serbet nuk duhet te brengosen", ka thene Munter. Sa i perket implementimit te planit gjashtepikesh, Munter ka thene se puna nuk eshte e kufizuar vetem ne gjashte pika, ndersa ka shtuar se ky proces udhehiqen nga EULEX-i, ndersa mbeshtetet nga Kombet e Bashkuara, ne bashkepunim me SHBA-te. Ndekohe, Prishtina dhe Beogradi zyrtar vazhdojne te kene qendrime diametralisht te kunderta sa i perket bisedimeve ndermjet dy vendeve si dhe temave qe do te diskutohen ne keto bisedime. UNMIK-u konfirmon pjesemarrjen ne keto bisedime, pasi te jete definuar roli i sakte ne dialog. Perfaqesuesit e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, perkrah atyre te misioneve te tjera nderkombetare, do te marrin pjese ne dialogun Prishtine-Beograd per te ashtuquajturat ceshtje teknike ndermjet dy vendeve.