Karitas: Varfëria në Shqipëri është ulur
Në Shqipëri është thelluar ndjeshëm hendeku mes të varfërve dhe të pasurve. Nëse përpara 19 vitesh popullsia shqiptare vuante nga një varfëri ekstreme sot situate ështe krejtësisht ndryshe. Disa njerëz janë pasuruar shumë, e disa të tjerë janë thelluar në varfëri. Organizata Karitas Albania ka realizuar një studim për varfërinë kryesisht në periferitë e qyteteve të mëdha. Ajo që spikat në të dhënat e studimit është fakti se 33 % e shqiptarëve janë në emigracion të brendshëm, çka e bën më të pasigurt integrimit dhe sistemimin e tyre. Një prej studimeve të përfunduara të Karitasit shqiptar, është ai i përqendruar në periferitë e Tiranës. Sipas drejtorit të Karitasit shqiptar Albert Nikolla, vërehet se varfëria e këtyre zonave është në thellim, kjo edhe për shkak të krizës botërore që ka prekur vendin.Këtë raport, së bashku me tre të tjerë të vokusuar mbi çëshjten e varfërisë në Shqipëri, organizata e Karitasit shqiptar, do t'i përdorë për të ndërtuar strategji për eleminimin e varfërisë dhe përjashtimit.