E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulka: Po realizohet për herë të parë vlerësimi i programeve të nxitjes së punësimit

24/03/2009  Ministria e Punës mbledh donatorët e huaj për mbështetjen e strategjive

Donatorët e huaj do të vijojnë mbështetjen e programeve që do të realizohen edhe gjatë këtij viti. Në mbledhjen e organizuar nga Ministria e Punës është mundësuar njohja e donatorëve me synimet dhe objektivat e përcaktuara në dokumentet strategjikë të hartuara dhe që po zbatohen nga ky institucion. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të donatorëve që kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështetin me asistencë teknike dhe buxhete qeverinë shqiptare nëpërmjet programeve dhe projekteve specifike në fusha të ndryshme, si përfaqësia e KE-së, BE-së, OKB-së, UNICEF-it, UNFPA, “British Consil”, “Austria Corporation” etj. Nëpërmjet këtij takimi të drejtuar nga zëvendësministri Kastriot Sulka janë prezantuar prioritet dhe fushat ku nevojitet dhe kërkohet mbështetja e donatorëve, qoftë me asistencë teknike apo financiare. “Është e rëndësishme që mbështetja e donatorëve të jetë e koordinuar dhe të mos ketë përplasje apo mbivendosje projektesh. Ministria vlerëson se tashmë ndodhemi në fazën rritjes së cilësisë së shërbimeve nëpërmjet realizmit të informatizimit të plotë të sistemit të shërbimeve, si dhe rritjes së profesionalizmit të punonjësve nëpërmjet trajnimeve cilësore dhe ndihma e mbështetja e donatorëve në këtë fushë është e mirëpritur”, - ka pohuar Sulka. Gjithashtu Ministria e punës për herë të parë po realizon një proces vlerësimi të programeve të nxitjes së punësimit të zbatuara prej saj për të përcaktuar efektivitet e tyre dhe për të bërë ndërhyrjet e nevojshme për ta përmirësuar atë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës kanë prezantuar para donatorëve iniciativën për hartimin e një ligji integral për paaftësinë, për të cilën është kërkuar nga donatorët që ta mbështesin me asistencë teknike. Po ashtu u vlerësua se shtrirja e shërbimit të kujdestarisë në të gjithë vendin, një shërbim i ri alternativ ky, që mbështet fëmijët në vështirësi dhe nevojë dhe që aktualisht po pilotohen të Qarkun e Tiranës dhe Shkodrës, është i një rëndësie të veçantë, që kërkon mbështetjen e donatorëve për realizimin e fazës së dytë të projektit të nisur gjatë 2008. Gjithashtu Sulka njoftoi donatorët se Ministria për herë të parë po realizon një proces vlerësimi të programeve të nxitjes së punësimit të zbatuara prej saj për të përcaktuar efektivitetin e tyre dhe për të bërë ndërhyrjet e nevojshme për ta përmirësuar atë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›