Shalsi: Për interesa të qytetarëve punojmë edhe në ditë festash
24/03/2009 Lejet e ndërtimit
Zhvillimi i mbledhjes së Këshillit dhe Rregullimit të Territorit për Tiranën dy ditë më parë, ku u miratuan rreth 27 leje ndërtimi për investitorët privatë, është bërë shkak akuzash dhe debatesh ndërmjet institucionit të Bashkisë dhe qeverisë. Përmes një deklarate për mediet deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka theksuar se PD-ja nuk do të njohë lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia ditën e pushimit, me pretendimin se Rama fshehu pas ditës së festës aferën e tij korruptive, duke dhënë 30 leje ndërtimi. Pas kësaj deklarate për abuzime në lidhje me miratimin e këtyre lejeve ka ardhur reagimi i Bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit ka deklaruar zyrtarisht se edhe në ditë festash ky institucion do të vijojë punën në shërbim të interesave të qytetarëve, veçanërisht për infrastrukturën zhvilluese të kryeqytetit. Nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi ka pohuar se “zëdhënësi i koalicionit të Gërdecit, ministri i oborrit të familjes kryeministrore, nuk mund ta kuptojë se Bashkia e Tiranës punon edhe në ditë feste, ndërkohë që padroni i tij Sali Berisha vetëm shan dhe shpif”. Ndërkohë ai ka theksuar se asnjëherë nuk do të ndërpritet puna për realizimin e projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës së kryeqytetit. “Detyra jonë është të punojmë dhe t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa puna e vetme që dinë të bëjnë zëdhënësit e koalicionit të Gërdecit është të lexojnë sharjet dhe shpifjet që u dikton padroni i tyre Sali Berisha, të cilit po i rrëshqet çdo ditë toka nën këmbë dhe i cili rrëshqet përditë e më poshtë në llumin e shpifjeve dhe sharjeve, çka dëshmon dëshpërim dhe mungesë të plotë arsyeje”, - ka përfunduar Shalsi. Në mbledhjen e KRRT-së u miratuan rreth 46 kërkesa të paraqitura, 27 prej të cilave ishin për leje ndërtimi për investitorët privatë. Ndërsa pjesa e tjetër përbehej nga projekte publike, të cilat do të shqyrtohen nga Bashkia e që në masë përfshijnë rikonstruksione rrugësh, asfaltime, përmirësime të godinave shkollore e vepra të tjera publike.