Përcaktohet fondi i pyetjeve të provimeve
24/03/2009 Komisionet e maturës në shkolla dorëzojnë nesër zyrtarisht të dhënat e formularëve të plotësuar
Zhvillimi sipas profilit të shkollave, kategoritë që përjashtohen nga lëndët me zgjedhje
Përcaktohet fondi i pyetjeve prej të cilave do të përzgjidhet teza përfundimtare për secilin provim të maturës shtetërore. Fillimisht do të nisë puna për hartimin e testeve që do jenë për dy provimet e detyruara, ku dhe për këtë vit një numër i caktuar specialistësh do të ngujohen në AVA për të formësuar modelin përfundimtar të tezës së provimit. Sipas rregullores së përcaktuar, çdo grup lëndor harton fondin e kërkesave të testeve bazuar në matricën e specifikimeve të hartuar nga specialisti lëndor, ky fond është sa dhjetëfishi i kërkesave që do të përmbajë testi.
Provimet
Për provimet e këtij viti do të jetë një fond gjigant me rreth 1750 pyetje, nga të cilat hartuesit në marrëveshje me njëri-tjetrin do të marrin pyetjet më të përshtatshme për maturantët. Përzgjedhja e këtyre pyetjeve do të bazohet në nivelet e vështirësive, duke filluar nga pyetjet më të lehta deri tek ato më të vështirat për nxënësit më të mirë. Përzgjedhja e testit të lëndës bëhet nga specialistë të caktuar prej ministrit të Arsimit e Shkencës, që emërtohen përgjegjës të testit përfundimtar (PTP) në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit (KOEPS) brenda ambienteve të izoluara të AVA-së. Pyetjet që do të përmbajë teza përfundimtare do të hartohen një javë para datës së zhvillimit të provimit. Testi i provimeve për secilin provim të detyruar (matematikë dhe gjuhë-letërsi) do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative dhe 12 pyetje me zhvillim. Ndërkohë testet e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim.
Formularët
Aktualisht ka përfunduar procesi i plotësimit të formularit A-1 dhe A-1Z, ku maturantët kanë caktuar dy lëndët me zgjedhje për të cilat do të testohen. Pranë komisioneve shkollore të maturës janë grumbulluar të gjitha të dhënat për kandidatët që janë regjistruar në provimet e maturës për vitin akademik që vjen. Ndërkohë ka nisur përpunimi i të dhënave në tabelën përkatëse, e cila zyrtarisht do t’u dërgohet nesër komisioneve të ngritura në drejtoritë arsimore të çdo rrethi. Këto të fundit brenda datës 31 mars do të dërgojnë në AVA të dhënat e informatizuara të dy formularëve të plotësuar. Njohja e maturantëve me numrat e regjistrimit do të bëhet një ditë pas mbylljes së vitit shkollor.
Provimet me zgjedhje
Për pranimet në vitin e ardhshëm akademik janë përcaktuar lëndët me zgjedhje që do të jepen provim nga maturantët e që janë 12 në total, përkatësisht: Fizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Njohuri për shoqërinë, Njohuri për ekonominë, Filozofi, Gjuhë angleze, Gjuhë frënge, Gjuhë italiane, Gjuhë gjermane dhe Gjuhë spanjolle. Për secilën nga lëndët e mësipërme janë shpërndarë nëpër shkollat programet orientuese, në të cilën përcaktohen temat që kandidatët për universitete duhet të mësojnë për të siguruar pikët maksimale në testim. Specialistët që janë marrë me hartimin e këtyre programeve pohojnë se rreth 60 deri në 80 për qind e pyetjeve të tezës së provimit do të merren nga këto programe që anë pregatirur për të gjitha shkollat e mesme të ndara sipas profileve përkatëse. Përgatitja e këtyre tezave do të realizohet nga ekspertë të fushës, që tashmë janë përzgjedhur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve.
Zhvillimi dhe kohëzgjatja
Zhvillimi i provimeve të detyruara do të nisë më datën 2 qershor dhe 11 qershor për lëndën e dytë. Pas marrjes së notave kaluese në këto provime maturantët duhet të japin provimet me zgjedhje, që do të zhvillohen në një ditë të vetme në të gjitha shkollat e vendit, përkatësisht më 10 korrik. Si për lëndët me detyrim, ashtu dhe në atë me zgjedhje pyetjet me zhvillim do të zënë peshën kryesore. Kohëzgjatja e dhënies së përgjigjes me shkrim për secilin nga testet e provimeve të detyruara do të jetë 2 orë e 30 minuta, ndërsa për lëndët me zgjedhje do jetë 4 orë. Testi i provimeve për secilin provim të detyruar (matematikë dhe gjuhë-letërsi) do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative dhe 12 pyetje me zhvillim. Ndërkohë që testet e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim.
Tezat për arsimin profesional
Në arsimin profesional 3-vjeçar dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare provimet përfundimtare do të jenë: formimi teorik profesional si dhe formimi praktik profesional. Në udhëzim specifikohet se tezat e provimeve për këtë kategori nxënësish do të përgatiten nga vetë shkollat dhe jo nga AVA-ja, siç ndodh me provimet e tjera të maturës shtetërore. Gjithashtu për këtë profil shkollash është vendosur që datat e zhvillimit të testimit do të përcaktohen nga vetë drejtoritë e shkollave brenda harkut kohor të përcaktuar. Ndërsa nxënësit e klasave të katërta të gjimnazeve dhe të shkollave socialkulturore, të klasave të pesta të shkollave teknike, të klasave të treta të shkollave profesionale (me kohë të plotë) dhe të klasave të pesta të gjimnazeve me kohë të shkurtuar që kanë mbetur në klasë në një apo dy lëndë, me përfundime (nota) vjetore jokaluese, ka të drejtë t’i japë ato provime klase me gojë në sesionin vjeshtës.
Paratestimi
Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e maturës shtetërore është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime të nxënësve të tij me teste që mund t’i hartojë vetë. Në hartimin e testeve duhet mbajtur parasysh pesha për çdo linjë të përmbajtjes si dhe përfshirja e kërkesave të tri niveleve të vështirësisë në raportet 2:2:1(duke filluar prej nivelit më të ulët të përcaktuar).
Kërkesat
Kërkesat duhet të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë e me shtjellim të argumentuar. Duke ndjekur me vëmendje mundësitë reale të nxënësve, ai duhet të përqendrohet në ushtrime të lehta, por të larmishme, që favorizojnë përvetësimin jomekanik të koncepteve dhe zotërimin e shkathtësive e shprehive të domosdoshme, kjo pasi provimet janë të ndërthurura me alternativa dhe zhvillim.
Të dhënat
Gjatë kësaj periudhe komisionet shkollore të maturës plotësojnë në bazë të formularëve A-1, A-1z të dorëzuar nga nxënësit e kandidatët tabelën e të dhënave “T”. Formularët e plotësuar dërgohen zyrtarisht nga këto komisione në ato të drejtorisë arsimore gjatë ditës së nesërme (brenda datës 25 mars, së bashku me tabelën e plotësuar “T” përmbledhëse të të dhënave të formularëve, të cilat më pas dërgohen në AVA brenda 31 marsit.