Komunikimi prind-fëmijë shpesh konfliktual
24/03/2009 Realizimi i këtij vëzhgimi është bërë në qytetin e Tiranës dhe të Korçës
Shkaqet janë padurimi, komunikimet e rralla, mungesa e tolerancës, patriarkalizmi, sedra e sëmurë
Marrëdhëniet e komunikimit ndërmjet prindërve dhe fëmijëve në vendin tonë janë të kufizuara, çka bën që konfliktet ndërmjet palëve të jenë vazhdimisht prezentë. Kjo situatë është raportuar nëpërmjet një anketimi të bërë te prindërit e fëmijëve të moshave 14-18 vjeç në dy rrethe të vendit, përkatësisht në Tiranë dhe në Korçë. Gjetjet e studimit të publikuara nga doktori i shkencave psikologjike Skënder Demaliaj kanë treguar se në marrëdhënieve prind-fëmijë të kësaj grup-moshe ka mosmarrëveshje e konflikte të shumëllojshme. Nga vëzhgimi, ku u përfshinë rreth 100 prindër, rezultoi se 24.5 e fëmijëve të tyre i kundërshtonin shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë vetën “të rritur” dhe nuk kanë nevojë për aq shumë këshilla e moral.
Vëzhgimi
Nga studimi rezulton se pjesa dërrmuese e konflikteve të lindura ndërmjet dy palëve vijnë për shkak të përzgjedhjes së programeve televizive, ndjekjes së ekskursioneve si dhe imponimi i prindërve në zgjedhjet e fëmijëve (që është dhe shkaku kryesor i konflikteve). Më shumë se 24.5 për qind e fëmijëve kundërshtojnë shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë vetën “të rritur” dhe nuk kanë nevojë për aq shumë këshilla e moral. Njëkohësisht anketimi ka treguar se djemtë kundërshtojnë prindërit më shumë sesa vajzat, konkretisht në 78.6 për qind të rasteve. Ndërsa për vajzat studimi tregon se këto të fundit kritikohen jo vetëm nga prindërit, por në masë dhe nga vëllezërit e tyre, jo vetëm në rastet kur janë më të mëdhenj në moshë, por edhe kur janë më të vegjël. Nga ana tjetër, rreth 68.3 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve të tyre në ndonjë rast.
Shkaqet
“Po të kemi parasysh edhe ata që kundërshtojnë shpesh, rezulton se në 10 nxënës 9 prej tyre kundërshtojnë, ku shkaqet kryesore renditen të jenë padurimi, komunikimet e rralla, mungesa e tolerancës, patriarkalizmi, sedra e sëmurë”, - thuhet në rezultatet e anketimit. Kjo sipas ekspertëve të fushës shpjegohet me faktin se ndërmjet dy palëve ka interesa dhe koncepte të ndryshme, deri në logjika të kundërta. Sipas psikologëve, ky konflikt lind sepse prindi tenton të ushtrojë presion mbi fëmijën adoleshent për t’i imponuar atij ato gjëra që ai mendon se i kanë munguar për të arritur atë çfarë ka dashur në jetë. Kjo bie në kundërshtim me prirjen e adoleshentit për t’u afirmuar. Pothuajse 60 për qind e të pyeturve në këtë studim tregojnë se e kanë shumë më të lehtë t’ua hapin zemrën shokëve dhe miqve të tyre dhe jo prindërve. Kjo për arsye të gjykimit që bëhet në rast se zgjedhjet apo preferencat e tyre nuk parapëlqehen nga prindërit. “Pra, komunikimet prindër-fëmijë janë të kufizuara. Dhe sa më pak komunikime, aq më shumë probleme, incidente”, - thuhet në rezultatet e këtij vëzhgimi.
Tabela
24.5 për qind e fëmijëve kundërshtojnë shpesh prindërit e tyre.
78.6 për qind e djemve konfliktohen me prindërit për shkaqe të ndryshme.
68.3 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve në ndonjë rast.
60 për qind e të pyeturve tregojnë se më lehtë flasin me miqtë sesa me prindërit.