Karl Marks, përse do të vinte buzën në gaz
Kapitalizmi, siç e njohim deri
më sot, ndodhet në shtratin
e vdekjes. Për ata që parashikuan
se sistemi i promovuar
nga amerikanët është një rrezik
për botën, duket se ka ardhur ora
e hakmarrjes. Në këtë kategori
fusim edhe Karl Marksin. Kriza e
kredive, që nisi në gusht të vitit të
kaluar e që këtë muaj
u shndërrua në një thuajsekatastrofë,
ende nuk ka marrë
fund, pavarësisht miliarda e
miliarda dollarëve që qeveritë
po shpenzojnë për të shpëtuar
bankat në Shtete e Bashkuara
dhe në Evropë. Në këtë rrëmujë
po përvijohet qartas një konsensus
që: kapitalizmi është ai që ka
nevojë për një paketë shpëtimi. Se
kur do të ndodhë një gjë e tillë nuk
është e qartë. "Ajo që po ndodh
tani i ngjan përplasjes së një treni,
por me xhiro të ngadalta", thotë
James Boughton, historian në
Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri britanik, Braun,
sugjeroi një takim ndërkombëtar
nën gjurmët e atij të Bretton
Woods, të vitit 1944, që rezultoi
me krijimin e Fondit Monetar
Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ai sistem dominohej nga
Uashingtoni. Shtetet e Bashkuara,
vendi nga u përhap epidemia e
krizës së kredive, nuk pritet të
luajë ndonjë rol të rëndësishëm
në arkitekturën e re financiare, cila
do qoftë ajo. Sikundër tha edhe
ministri gjerman i Financave, Peer
Steinbrueck, një gjë është e sigurt:
që SHBA do të humbasë statusin
e saj prej superfuqie në sistemin
financiar botëror. "Bota ndodhet
në rrezik për të humbur spirancën
e saj, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës", shkruan strategjisti
financiar amerikan, David Smick
në librin e sapo publikuar "Bota
është me kthesa: rreziqet e fshehta
të ekonomisë botërore". Kapitulli
hyrës titullohet: "Fundi i BOTËS".
Në një intervistë, Smick tha se,
sipas tij, një depresion global
ishte ende i mundur pavarësisht
hapave të ndërmarra nga Shtetet
e Bashkuara dhe Evropa për të rivendosur
besimin te bankat. Sipas
tij, masat e ndërmarra, kryesisht
ajo e shtetëzimit të pjesshëm të
bankave, janë masa që do ta bënin
vetë Marksin të vinte buzën në
gaz, nëse do të çohej nga varri.
Në Manifestin Komunist, ai dhe
Engelsi e cilësonin kontrollin e
kapitalit nga ana e qeverisë si një
nga hapat thelbësorë të rrugës
drejt komunizmit. "Hapi i pestë:
centralizimi i kredive në duart e
shtetit...". Në botën e industrializuar
nuk kanë mbetur shumë
marksistë dhe ata që kanë mbetur,
sigurisht që nuk presin ringjalljen
e asaj ideologjie, që dështoi aq
dhunshëm në Bashkimin Sovjetik.
Por, për sa i përket Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, momentet
e fundit tregojnë në radhë të
parë një ndarje me filozofinë e
tregut të lirë. Do të duhet kohë për
të parë se cila do të jetë pasoja e
kësaj që po ndodh, megjithatë një
gjë është e sigurt, se gjërat nuk do
të jenë më si më parë, pavarësisht
se kush i fiton zgjedhjet presidenciale.
Qeveritë amerikane dhe
evropiane kanë theksuar se masa
të tilla shtetëzimi të pjesshëm janë
të përkohshme, por nuk dihet se
sa të përkohshme. Shefi i Rezervës
Federale, Ben Bernanke, deklaroi
së fundi se "nuk do të tërhiqej,
derisa të kishte riparuar reformimin
e sistemit financiar", por sa
do të zgjasë një gjë e tillë? Koha
do ta tregojë.
më sot, ndodhet në shtratin
e vdekjes. Për ata që parashikuan
se sistemi i promovuar
nga amerikanët është një rrezik
për botën, duket se ka ardhur ora
e hakmarrjes. Në këtë kategori
fusim edhe Karl Marksin. Kriza e
kredive, që nisi në gusht të vitit të
kaluar e që këtë muaj
u shndërrua në një thuajsekatastrofë,
ende nuk ka marrë
fund, pavarësisht miliarda e
miliarda dollarëve që qeveritë
po shpenzojnë për të shpëtuar
bankat në Shtete e Bashkuara
dhe në Evropë. Në këtë rrëmujë
po përvijohet qartas një konsensus
që: kapitalizmi është ai që ka
nevojë për një paketë shpëtimi. Se
kur do të ndodhë një gjë e tillë nuk
është e qartë. "Ajo që po ndodh
tani i ngjan përplasjes së një treni,
por me xhiro të ngadalta", thotë
James Boughton, historian në
Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri britanik, Braun,
sugjeroi një takim ndërkombëtar
nën gjurmët e atij të Bretton
Woods, të vitit 1944, që rezultoi
me krijimin e Fondit Monetar
Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ai sistem dominohej nga
Uashingtoni. Shtetet e Bashkuara,
vendi nga u përhap epidemia e
krizës së kredive, nuk pritet të
luajë ndonjë rol të rëndësishëm
në arkitekturën e re financiare, cila
do qoftë ajo. Sikundër tha edhe
ministri gjerman i Financave, Peer
Steinbrueck, një gjë është e sigurt:
që SHBA do të humbasë statusin
e saj prej superfuqie në sistemin
financiar botëror. "Bota ndodhet
në rrezik për të humbur spirancën
e saj, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës", shkruan strategjisti
financiar amerikan, David Smick
në librin e sapo publikuar "Bota
është me kthesa: rreziqet e fshehta
të ekonomisë botërore". Kapitulli
hyrës titullohet: "Fundi i BOTËS".
Në një intervistë, Smick tha se,
sipas tij, një depresion global
ishte ende i mundur pavarësisht
hapave të ndërmarra nga Shtetet
e Bashkuara dhe Evropa për të rivendosur
besimin te bankat. Sipas
tij, masat e ndërmarra, kryesisht
ajo e shtetëzimit të pjesshëm të
bankave, janë masa që do ta bënin
vetë Marksin të vinte buzën në
gaz, nëse do të çohej nga varri.
Në Manifestin Komunist, ai dhe
Engelsi e cilësonin kontrollin e
kapitalit nga ana e qeverisë si një
nga hapat thelbësorë të rrugës
drejt komunizmit. "Hapi i pestë:
centralizimi i kredive në duart e
shtetit...". Në botën e industrializuar
nuk kanë mbetur shumë
marksistë dhe ata që kanë mbetur,
sigurisht që nuk presin ringjalljen
e asaj ideologjie, që dështoi aq
dhunshëm në Bashkimin Sovjetik.
Por, për sa i përket Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, momentet
e fundit tregojnë në radhë të
parë një ndarje me filozofinë e
tregut të lirë. Do të duhet kohë për
të parë se cila do të jetë pasoja e
kësaj që po ndodh, megjithatë një
gjë është e sigurt, se gjërat nuk do
të jenë më si më parë, pavarësisht
se kush i fiton zgjedhjet presidenciale.
Qeveritë amerikane dhe
evropiane kanë theksuar se masa
të tilla shtetëzimi të pjesshëm janë
të përkohshme, por nuk dihet se
sa të përkohshme. Shefi i Rezervës
Federale, Ben Bernanke, deklaroi
së fundi se "nuk do të tërhiqej,
derisa të kishte riparuar reformimin
e sistemit financiar", por sa
do të zgjasë një gjë e tillë? Koha
do ta tregojë.