E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karla me Sarkon në treg, në orën 5 të mëngjesit

Karla Bruni ka zgjedhur një skenë të pazakontë për daljen e parë publike të saj në Francë: tregun e Rungis, në periferi të Parisit, më i madhi në Evropë. Ish-modelja është zgjuar në agim për të shoqëruar Presidentin Nikolas Sarkozi në një xhiro mes tezgave me fruta dhe perime, djathëra dhe lule. "Në orën katër e një çerek, kur po dilja nga shtëpia, Karla më tha: pritmë, do të vij dhe unë", ka rrëfyer Presidenti, dukshëm i kënaqur. "Mendova se dita po fillonte mirë kështu", shtoi ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›