E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas tërmetit, leje për të lindur sërish fëmijë

Regjimi Kinez ka vendosur të pezullojë pjesërisht aplikimin e normativës që i imponon familjeve të lindin një fëmijë të vetëm, duke bërë kështu një lëshim në favor të të dëmtuarve nga tërmeti që kanë humbur fëmijën e tyre të vetëm si pasojë e katastrofës. Kështu, ata mund të lindin edhe një fëmijë tjetër, por për ta bërë këtë duhet të paraqesin kërkesë formale. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kineze të cilat saktësojnë se masa e fundit nuk modifikon politikën qeveritare të "një fëmije të vetëm" që është aplikuar me qëllim që të frenohet rritja e jashtëzakonshme demografike në Republikën Popullore. Sipas mediave, kjo përbën thjeshtë një lëshim për popullatën e prekur dhe është vazhdë e legjislacionit në fuqi. Rregulli bazë lejon zakonisht një lindje të vetme në familjet që jetojnë në zonat urbane ndërsa për ato në zonat rurale, lejohet edhe një e dytë, por nëse fëmija i parë, është femër.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›