Karlo Anceloti: Nuk e permend me Murinjon!
Trajneri i Milanit dukej i merzitur shume me homologun e tij, tek Interi. "Ju keshilloj, qe Murinjon te mos ma permendni me. Kjo vlen me shume", - theksoi para ndeshjes se sotme ne Siene, Karlo Anceloti, duke iu pergjigjur pyetjes se si e konsideron "shigjeten" e trajnerit te Interit. Ky i fundit theksoi para ndeshjes me Fiorentinen, se nje trajner nuk duhet te humbase dinjitetin e tij. Fjala ishte per trajnerin e Milanit. "Une nuk e di se cfare qellimi kishin fjalet qe leshoi trajneri i Interit. Ai njihet per arrogancen e tepruar dhe e ka demonstruar ne tere kete kohe. Interi eshte nje ekip qe vazhdon te mbetet ne mesin e arte te kampionatit italian, sepse ka kohe qe nuk fiton nje "Champions". Eliminimi i ketij sezoni tregoi se nuk eshte ne lartesine e duhur. Milani nuk ka friken e Interit, kur ndeshet ne arenen nderkombetare dhe prandaj njeh suksese te medha", - u shpreh Anceloti. Para ndeshjes se radhes, ne Siene ku do te mungoje Sedorf, trajneri u shpreh se ekipit te tij, i mbetet qe te luaje me mire. "Duhet te luajme mire. Kjo eshte nje jave ku ne kemi punuar, per te ruajtur vazhdimesine".