E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri: Duruam tre sezone per titullin kampion

Mancester Junajtid, skuadra qe mundi Stouk me rezultatin e thelle 4-0, perfundoi nje pike pas Celsit ne Premier Lige. Terri i kujtoi ekipit te Aleks Ferguson, se pas tre sezoneve kur ata garuan dhe nuk ia dolen mbane, me ne fund erdhi edhe radha e skuadres se Celsit. Ai theksoi: - "Kjo duket e mrekullueshme. Kemi kaluar tre sezone te veshtira". Ne fillim terri thote se ishte menduar e veshtire fitorja ndaj Viganit, por me kalimin e minutave skuadra ka ndjere kenaqesine e titullit. "Kur ne shenuam golin e pare te ndeshjes dhe rezultati shkoi ne 1-0, ishte hera e pare qe thashe se tani trofeu na perket neve". Terri i dedikoi nje merite te vecante trajnerit te skuadres, Karlo Ancelotit, i cili solli trofeun pas suksesit qe kishte siguruar disa sezone me pare Hoze Murinjo. Terri theksoi: - "Karlo ka siguruar qetesi dhe nje atmosfere te jashtezakonshme". "Ai na siguroi me shume liri ne fushen e lojes dhe na siguroi qe te luanin, ashtu sic edhe do te kishim deshire," - perfundoi mbrojtesi i ekipit kombetar te Anglise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›