BE: Greva e urise, kunder integrimit te Shqiperise

Rozeta Rapushi
Dialog konstruktiv brenda Parlamentit dhe gjendjen e zgjidhjes se ngercit politik ne respektim te Kushtetutes dhe transparences. Ky ishte sugjerimi i ardhur dje nga Brukseli nepermjet nje deklarate te miratuar pas mbledhjes se dyte te Komitetit te Stabilizim-Asociimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Nderkohe Komisionari per Zgjerimin, ne Komisionin Evropian, Fule, teksa ka folur per integrimit per ne BE eshte shprehur se "ky proces eshte zbehur nga zhvillimet e gjendjes se brendshme politike, mungesa e gjetjes se nje zgjidhjeje dhe perkeqesimit te situates nga greva e urise. Kjo nuk ndihmon dhe nuk eshte ajo qe pritet nga ky vend, i cili ndodhet ne nje lloj marredhenie te avancuar me BE-ne". Ne deklaraten e perbashket, e cila ne mbledhjen e pare nuk mundi te miratohet, theksohet domosdoshmeria e dialogut politik, duke i kujtuar Shqiperise se ka aplikuar per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian dhe nje situate e tille, rrezikon bllokimin e ketij procesi. "Bashkimi Evropian nenvizon rendesine qe te gjitha palet politike te bashkepunojne, per te rivendosur dialogun e panderprere dhe aktivitetin e plote parlamentar, qe perfshin shumicen dhe opoziten ne vend. Parlamenti eshte vendi per dialog dhe zgjidhjen e situatave. BE i ben thirrje udheheqesve politike shqiptare per te marre parasysh pasojat e mundshme te bllokimit politik per rrugen e integrimit te Shqiperise", theksohet ne deklaraten e miratuar dje. Nderkombetaret theksuan se shume shpejt do te nise pergatitja e opinionit mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE dhe ne kete periudhe, Shqiperia duhet te kete nje Parlament teresisht funksional per te treguar se ka pjekurine demokratike dhe se po ecen para me reformat. Ndaj ne keto kushte, BE beri thirrje qe zgjidhja e situates politike, duhet te bazohet ne dy parime themelore demokratike qe jane respektimi i Kushtetutes dhe transparences. "Zgjidhja e bllokimit politik, duhet te bazohet ne dy parime themelore demokratike, respektimin e kushtetutes dhe te transparences", theksohet ne deklaraten e zhvilluar pas takimit. Ne komitet, moren pjese dje nga delegacioni i Bashkimit Evropian, komisionari per zgjerimin Stefan Fule dhe perfaqesuesi i larte i shtetit spanjoll, Diego Lopez Garrido. Komisionari Fule, gjeti rastin ti beje apel politikes shqiptare, qe te tregoje maturi dhe te zgjidhe ngercin qe ka mberthyer vendin prej 10 muajsh, qe pas zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit. "Udheheqja politike ne Shqiperi duhet te tregoje maturi, politikanet duhet te zgjidhin kete krize. Jane te gjitha mjetet e nevojshme per t'i dhene fund kesaj situate. Natyrisht do te kene mbeshtetjen tone. Mjetet ne te cilat duhet te mbeshtetet zgjidhja jane: Gjykatat, Kushtetuta dhe Institucionet", beri te qarte Fule. Ne deklarate u permend edhe njehere se zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, u vleresuan per standardet e arritura dhe ajo cka duhet te beje Shqiperia, eshte qe te permiresoje Kodin, sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR. "Kohet e fundit Shqiperia ka bere perparim ne reforma kyce politike, ne zhvillimin ekonomik dhe ne pergatitjet per integrimin Evropian. Zbatimi i MSA po ecen normalisht. Shqiperia vazhdon te luaje nje rol tejet konstruktiv ne rajon", tha Fule.
Fule per greven e urise
"Per sa i perket pyetjes suaj, une nuk do te shkoj me tej dhe nuk do te shpjegoj se cfare duhet bere. Nuk do te interpretoj pozicionet e partive politike dhe nuk do te luaj nje rol ndermjetes ne kete proces. I takon klases politike dhe Shqiperise, te tregoje pjekuri dhe besoj se te gjitha instrumentet ekzistojne ne menyre qe Shqiperia ta zgjidhe kete situate. Ata e dine se e kane mbeshtetjen dhe durimin tone, pavaresisht se durimi yne ne lidhje me njerezit qe nisen per ne spital nga greva e urise... ky eshte nje fenomen i cuditshem".
Zgjidhja
Nderkombetaret miratuan dje nje deklarate te perbashket per Shqiperine, ku sugjerojne dialog ne Parlament dhe zgjidhje te ngercit politik, vetem nepermjet kushtetutes, ligjeve dhe transparences.
BE: Vizat me Shqiperine do te hiqen shume shpejt
Komitetit i Stabilizim-Asociimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, vleresoi dje ne mbledhjen e dyte te tij, perparimin e Shqiperise ne permbushjen e standardeve ne kuader te liberalizimit te vizave. Ne deklaraten e perbashket, pas mbylljes se mbledhjes se ketij komiteti, Bashkimi Evropian vuri ne dukje perparimin e vendit tone dhe inkurajoi vijueshmerine ne rolin konstruktiv ne kuader te stabilitetit te rajonit. "U informuam dhe mirepritem perparimin e bere nga Shqiperia ne permbushjen e standardeve per liberalizimin e vizave dhe shpresojme qe aspirata e shqiptareve per te levizur te lire, do te realizohet shume shpejt", thuhet ne deklarate. Vleresime mori edhe nisma me e fundit e qeverise per te informuar te gjithe shqiptaret mbi te drejtat dhe perfitimet nga liberalizimi i vizave. Ne kete kuader u vleresua edhe realizimi i perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate te standardeve evropiane. "Shqiperia ka bere progres per liberalizimin e vizave, ka ecur shume pozitivisht dhe ky proces do te realizohet ne te ardhmen e afert", u shpreh zyrtari i larte spanjoll Diego Lopez Garrido. Po keshtu edhe Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, pergezoi Shqiperine per arritjet ne procesin e liberalizimit te vizave. Ai theksoi se nje periudhe kohore e shkurter u eshte lene te dy vendeve aspirante per liberalizim te vizave, si Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, qe te plotesojne pjesen e mbetur te detyrimeve per liberalizim te plote te vizave. Dialog mes Bashkimit Evropian dhe Kosoves, pritet te nise se shpejti per liberalizim te vizave edhe me shtetin me te ri.