E Shtunë, 31 Tetor 2026

ÇM i Kinës, Hemilton në pole

Luis Hemilton arriti "pole position" në Cmimin e Madh të Kinës në cirkuitin e Shangait (1'35''908). Për Hemiltonin bëhet fjalë për "pole"-n e gjashtë të këtij sezoni, një rekord për pilotin e ri. Skuderia Ferrari me dy pilotët e tij zuri respektivisht vendin e dytë (Hakinen) dhe të tretë (Masa). Kampioni i botës në fuqi, spanjolli Fernando Alonso u rendit i katërti. Në rreshtin e tetë do të nisen Devid Koultahard (Red Bull) dhe Ralf Shumaker (Tojota). Nga italianët: Luici (i 11-ti), Truli (13) dhe Fizikela me Reno i 18-ti.
FRIKA – Piloti britanik nuk e fshehu faktin se i trembej një penalizimi nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizimit. "Mendova se do të arrinte një penalizim, por u mor një vendim i mirë nga ana e federatës", - tha lideri i kampionatit botëror në lidhje me vendimin e FIA-s pas episodit në cirkuitin e Fuxhit në Japoni. "Jam i kënaqur për rezultatin, - shtoi britaniku, - tashmë pres vetëm përfundimin e garës zyrtare".
ADIOS – Me 12 pikë larg dhe me një vend të katërt në nisjen në Shangai, kampioni spanjoll Fernando Alonso tashmë nuk ka asnjë dyshim se e ka humbur betejën për të fituar titullin e tretë. "Për këtë botëror nuk mendoj më, vendimi është marrë jashtë pistave. Është më mirë të argëtohem me makinën", - tha me ironi piloti i Meklarenit, Alonso.
RAIKONEN – "Shkoi shumë mirë, makian ishte në gjendje optimale", - tha i kënaqur Kimir Raikonen. Të dielën parashikohet të bier shi. "Nëse do të bierë shi, shikueshmëria dhe shpejtësia në këtë cirkuit është më e lartë dhe për ne nuk do të ketë probleme".
MASA – "Edhe ne do të synojmë fitoren". Felipe Masa është gati për betejën e Cmimit të Madh të Kinës. "Jam i kënaqur, - tha braziliani i Ferrarit, - makina u përgjigj shumë mirë dhe ishte shumë e shpejtë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›